Shkodër, vihet nën kontroll zjarri në tregun e rrobave të përdorura

AKTUALITET


Vihet nën kontroll zjarri në tregun e të përdorurave në Shkodër. Gazetari i ABC Neës, Simon Shkreli raportoi live nga vendngjarja se zjarrfikësit po punojnë ende për të shuar plotësisht flakët.

Zjarri ka djegur një banesë, që sipas gazetarit, ishte e pabanuar ndërsa është bërë i mundur evakuimi i banorëve të banesave dhe pallateve që ndodhen në zonën ku ka rënë zjarri. Gazetari raportoi më herët gjithashtu se dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia.


“Dyshohet një lojë e fëmijëve nga fishekzjarret që ka shkaktuar flakët e zjarrit. Tregu është me roje dhe po merret në pyetje për të parë se cilat kanë qenë shkaqet. Nuk ka dyshime se ka qenë i qëllimshëm. mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia”, raportoi gazetari Simon Shkreli./abcnews.al




Skip to toolbar