Një 18-vjeçare shqiptare rezulton e humbur prej 6 ditësh në rajonin e Kretës në Greqi. E reja, nënë e një foshnje, u largua duke thënë se po shkonte në parukeri dhe nuk vonohej, por nuk u kthye më.
Familjarët kanë bërë denoncimin në polici, ndërsa ende nuk ka një pistë hetimi se si mund të ketë ndodhur ngjarja.