Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka thënë se të mërkurën është konfirmuar edhe për një person të prekur me koronavirusi.
“Rasti i konfirmuar është rast kontakti nga fshati Bradash-Podujevë, e gjinisë femër 55 vjeç”, është thënë në njoftimin e këtij Instituti.
Në njoftim është thënë edhe se deri më tani ky Institut ka kryer 308 teste të personave që dyshohet se janë prekur nga sëmundja COVID-19. Me rastin e fundit, në Kosovë deri më tani është raportuar për 20 persona të infektuar me koronavirus.
EDHE NJË RAST I KONFIRMUAR ME KORONAVIRUS! Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…
Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Mittwoch, 18. März 2020