Ka shkuar në tre numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë. Dy rastet e para janë konfirmuar dje.
Rezultatet kanë dalë pozitive edhe për një familjar të 77-vjeçarit nga Vitia.
Pas pak minutash edhe Ministria e Shëndetësisë do të mbajë konferencë për media, rreth koronavirusit.
Mbrëmë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i ndalojë hyrje-daljet në komunat Klinë dhe Viti, ku kanë banuar dy personat e infektuar.