Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht në autostradën Tiranë-Durrës mesditën e së hënës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sukthit, ndërkohë që mjeti ka marrë flakë ndërsa ishte në lëvizje.
Menjëherë drejtuesi i mjetit ka mundur të ndalojë dhe të dalë nga mjeti pa u lënduar. Mjeti i djegur është Benz A Class me targa AA 289 CR
Me të marrë njoftim drejt mjetit ka shkuar një makine zjarrfikëse nga Durrësi që ka shuar flakët, po pa mundur të shpëtojë mjetin që është dëmtuar plotësisht. Paraprakisht deklarohet se zjarri është aksidental.