Shkrumbohet servisi në Durrës, digjen disa makina

AKTUALITET



Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një servis makinash në rrugën Durrës-Shijak, në vendin që njihet si “Mulliri i Bullgarit”.

Një numër i madh automjetesh janë djegur për shkak se vetë servisi është ndër më të mëdhenjtë dhe të njohurit në Durrës.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga përmasat e zjarrit dhe numri i madh i makinave që ndodhen brenda ambienteve të servisit dhe rreth tij, mund të kërkohet edhe ndihma e zjarrfikëseve të qyteteve fqinjë.

Persona pranë, dhe banorë që jetojnë në ndërtesa pranë servisit, janë evakuar nga zonat për të shmangur vënien e tyre në ndonjë rrezik të mundshëm.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit



Skip to toolbar