Shkundet Shqipëria, 27 tërmete në 5 orë

AKTUALITET


Shqipëria ka ndjerë 27 lëkundje tërmeti nga ora 3 e mëngjesit deri në orën 8:30 të mëngjesit kur ishte lëkundja e fundit, e vlerësuar me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter. Lëkundja më e fuqishme është regjistruar në orën 03:54, me magnitudë 6.4 e shkallës Rihter, e cila ka dhënë edhe një goditje fatale për vendin tonë, duke shënuar deri tani të paktën shtatë viktima dhe mbi 300 të plagosur, por që mendohet se numri është edhe shumë më i lartë.

Megjithatë, lëkundjet e tërmetit kanë nisur që para orës 3 të mëngjesit, por nuk janë ndjerë aq shumë sa lëkundja e fortë, që solli pasoja të rënda. Vetëm 6 minuta pas lëkundjes me forcë 6.4, një tjetër lëkundje e shkallës 5.3 Rihter është ndjerë në të gjithë vendit. Më pas, lëkundjet kanë qenë më të lehta, deri në orën 06:10 minuta kur është ndjerë një tjetër lëkundje e fortë, e shkallës 5.4 Rihter. Megjithatë, Shqipëria ende nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet, pasi i fundit i një shkalle 4.6 Rihter u ndje rreth orës 8.30, ndërkohë që njerëzit janë në panik dhe kanë frikë të kthehen në banesat e tyre.



Skip to toolbar