Shkup, Spiropali-Gashi: BE është busulla jonë. Të rrisim dialogun politik mes dy vendeve

Më të fundit


Ecja para drejt integrimit të BE dhe tregut të përbashkët evropian, forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në aspektin ekonomik dhe infrastrukturor ishin fokusi deklaratës së përbashkët mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe homologut Afrim Gashi.

Nga Shkupi, Gashi theksoi se dy vendet duhet të rrisin bashkëpunimin e tyre për integrimin në BE, si dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s.

Gjithashtu ai kërkoi më shumë projekte të përbashkëta në fushën ekonomike që do të çonte jo vetëm në zhvillim mes dy vendeve, por edhe të rajonit në tërësi.

“Miqësia dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona duhet të fuqizohet dhe përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen. Integrimi në BE dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe zhvillimi dhe stabilitetin rajonal janë të rëndësishme për dy vendet tona. Në takimin tonë ne shprehëm pritshmërinë dhe shpresën se dy vendet tona do kenë bashkëpunimin e tyre drejt BE dhe kjo është e rëndësishme si për vendet tona dhe për vendet e rajonit. Theksuam se zgjerimi është një nga politikat më të mira gjeostrategjike të unionit dhe me investime afatgjatë për të gjithë Evropën në aspektin e sigurisë dhe ekonomisë. Interes i ndërsjellët për shfrytëzim më efikas të fondeve të BE dhe pjesëmarrje e përbashkët në projekte e reja në kuadër të IPA. Të punohet në thellimin e bashkëpunimit ekonomik në zhvillimin e  projekteve të rëndësishme infrastrukturore, ndërtimi i rrugëve, hekurudhave, linjave energjetike për të rritur potencialin”, u shpreh Gashi.

Edhe Spiropali theksoi se BE është busulla drejt të cilës orientohen të dy vendet dhe se vendimet politike duhen të orientohen drejt bashkimit të vendeve në familjen evropiane duke mos lejuar vende nga jashtë të shkaktojnë trazira në rajon.

“Niveli i marrëdhënieve mes nesh është i shkëlqyer dhe pas takimit në Shkup pres që të ritakojë homologun dhe mikun tim në Tiranë. Të angazhohemi në dialogun politik që do të çojë edhe më shumë në përafrimin e dy vendeve tona dhe të çojmë sa më lartë klimën e marrëdhënieve politike dhe njerëzore mes dy vendeve tona. Në Shqipëri ka një vëmendje të posaçme lidhur me zhvillimet dhe marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut. Rotacionet qeverisëse në Shkup nuk do ndikojnë në marrëdhëniet e dy vendeve tona por do jetë pjesë e ciklit të forcimit të marrëdhënieve mes nesh. Të vijojmë dialogun tonë politik në gjitha nivelet. Këtu në rajonin tonë të nxitur shpesh nga vetja brenda dhe akoma më shpesh nga të tjerë jashtë ndodh që të trazohet dhe raporti mes politikës është pak i ndërlikuar. Sot me busull nga Brukseli dhe me sy nga e ardhmja do ndikojë mbi projekte politike të përditshme. Orientimi drejt BE dhe bashkëpunimin në NATO kufizojnë rolin e politikës në ndryshimin e kësaj historie. Sa na përket ne nxisim perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti ynë strategjik si në politikën e brendshme dhe atë të jashtme. BE duhet të ofrojë një rrugë të qartë dhe të arritshme drejt anëtarësimit për të dyja vendet tona dhe gjithë rajonin. BE mund të stimulojë reformat dhe të nxisë shpresën. Rajoni i përket BE dhe vendet po afrojnë ekonomitë e tyre në tregun evropian. Faktori shqiptar luan rol vendimtar në marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe janë një urë e fortë miqësie e bashkëpunimi”, tha Spiropali.



Skip to toolbar