Shkurtimet e buxhetit të Mbretërisë së Bashkuar/ Raporti: Mijëra njerëz në Afrikë do vdesin

BOTA


“Mijëra gra në Afrikë do të vdesin gjatë shtatzënisë apo lindjes së fëmijëve si rezultat i shkurtimeve të buxhetit të ndihmës së Mbretërisë së Bashkuar”, kanë paralajmëruar disa ministra.

Sipas një vlerësimi të brendshëm nga nëpunësit civilë, pothuajse 200 mijë gra në vendet me të ardhura të ulëta, do të përballen me abort. Raporti i tyre zbulon ndikimin e shkurtimeve këtë vit në buxhetin e ndihmës të Mbretërisë së Bashkuar jashtë shtetit.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar thotë se buxheti i saj për vendet me të ardhura të ulëta është shkurtuar në afat të shkurtër për të arritur objektivin e kursimeve, por më pas do të dyfishohet. Në raport thuhet se një shkurtim prej 76% i ndihmës për Afganistanin do të lërë disa nga gratë dhe vajzat pa shërbimet kryesore. Referuar raportit, si pasojë e shkurtimit të ndihmës, gjysmë milioni gra dhe fëmijë në Jemen nuk do të marrin kujdes shëndetësor.

Përfundimet kanë ardhur pas një vlerësimi të bërë nga nëpunësit civilë të Zyrës së Jashtme në fillim të këtij viti, për të informuar ministrat përpara se të vendosnin se çfarë të shkurtonin. Në vlerësim, Ministria e Jashtme përshkruan disa nga shkurtimet kryesore të buxhetit të Departamentit të Ndihmës për Zhvillimin e Jashtëm me vlerë më shumë se 900 milion £ për këtë vit.

Kjo ka ardhur si pasojë e ardhjes së shumë refugjatëve dhe azilkërkuesve me varka të vogla në Britani, e cila ka rritur kostot. Dhe kjo do të thotë se mund të shpenzohen më pak për prioritetet e qeverisë jashtë shtetit.



Skip to toolbar