Shok i Dumanit dhe i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia/ Kush është Altin Doci

AKTUALITET


Altin Doci, 34 vjeç u arratis paraditen e kësaj të marte nga burgu i Durrësit. Me origjinë nga Puka dhe banues në Tiranë, Doci u arratis nga ambientet e spitalit ku ishte çuar për vizitat mjekësore. Sipas burimeve të ABC News Altin Doci godit policin, i cili e shoqëronte dhe është larguar nga katit i tretë o spitalit.

Por kush është Altin Doci?

I arratisuri, Altin Ndoci u arrestua gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, si i përfshirë në bandën kriminale.

Altin Ndoci, ka qënë i dyshuar për vrasjen e 4 personave, fillimisht dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë 2020 Anxhelo Avdija dhe Dorian Shkozën.

Por me 2 prill 2024 Gjykata e posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit përfshirë edhe dyshimi për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdija, duke e shpallur të pafajshëm atë.

Ishin dëshmitë e të arrestuarit, Klevis Alla i cili e përfshinte Altin Ndocin në këto 4 vrasje por Gjyakata e Posacme nuk u bind nga këto dëshmi cka bëri që të marrë pafajsin. Nga ana tjëtër për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia , Gjykata e posacme denoi me 25 vite burg Klevis Allën.

Megjithëse Altin Ndoci fitoi pafajësinë në vitin 2024 ai nuk mundi të dalë nga burgu, pasi SPAK ka ngritur akuza të tjera kundër tij, pas deshmive të Nuredin Dumanit i cili e përfshin në disa ngjarje të rënda.

Në deshmitë e dhëna në spak nga i penduari indrejtësisë Nuredin Dumani, Klevis Alla dyshihet si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Gjithashtu Ndoci,mbahej në burg edhe për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”.

Në një tjetër episod në shkurt të vitit 2025 I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer para tagove të zeza disa nga krimet e kryera nga ai dhe banda e një tjetër të arrestuari nga SPAK, Erion Alibejt. Dumani ka thënë se pas masakrës së Bradasheshit, ku mbeti i vrarë edhe vëllai i Erion Alibejt, grupi kriminal do merrte hak ndaj rivalëve dhe do të vriste në Elbasan “kush t’i dilte përpara”, me porosi të Alibejt. Ky i fundi ka akuzuar edhe Altin Ndocin se kishte qënë në grupin e ekzekutorëve madje kishte tentuar t’i vriste vëllanë por i ishte bllokuar arma.



Skip to toolbar