Shpresa nga Uashingtoni, nuk vjen as djathtas as majtas. Në përpjekje për të futur në kurth non-gratën, Berisha ra vete brenda.
Një ish-kandidat për deputet i PD në Fier, Fatjon Semanjaku, i cili la SHBA pas 13 vitesh për të bërë Shqipërinë Madhështore krah Bardhit dhe Berishës, i disa pyetje në formë akuze ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken për non- gratën e kryetarit te PD.
“Pyetja ime është, ju e keni mbështetur këtë sundimtar, në dy raste, së pari, kur sanksionuat rivalin tuaj, figurën historike të së djathtës, zotin Berisha, dhe së dyti kur e quajtët atë lider të shquar”
Pyetjet e kandidatit që pretendoi se inspiron të bëhet kryeministër, kur në zgjedhjet e 11 majit mori vetëm 1300 vota, shkaktuan Gaz të qeshurash në sallën e Harvard Kenedi School.
Por Blinken u mjaftua me një përgjigje të thatë dhe të prerë.
““Unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak. Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Berishës dhe unë do të vazhdoj të qëndroj pas kësaj. Është thjesht një ndryshim gjykimi”
Pra, Blinken sqaroi kandidatin e Bardhit se, non-grata ndaj kryetarit të PD nuk ishte problem i administratës së shkuar amerikanë, por problem i vetë Berishës. Një arsye kjo, se pse non-grata vijon të qëndrojë edhe sot me administratën Tramp prej më shumë se 1 viti.
Demokrati Semanjaku mesa duket nuk e ka kuptuar qartë përgjigjen, ndaj dhe televizioni i familjes Berisha, Syri TV nxitoi ta bëjë lajm. Por pasi kuptoi përgjigjen, me të njëjtën urgjencë Syri Tv fshiu lajmin.
Në kërkim të një goli, kandidati i Bardhit bëri një autogol ndaj Berishës. PD nuk pyet dot Rubion për non-gratën, DASH-In e ka pyetur media më afërt ndaj Tramp, Fox News, para zgjedhjeve per non-graten dhe doli se nuk kishte ndryshuar asgjë.
Dhe duket se për non-gratën, Berishës nuk i bën punë as kandidati i Bardhit, dhe as 6 milionë dollarët për kompaninë e kontraktuar në Uashington.
