Shorti i Botërorit të Klubeve/ Përcaktohen sot çiftet në formatin e ndryshuar, në garë 32 ekipe

Më të fundit


Do të hidhet mbrëmjen e kësaj të mërkure shorti i Kupës së Botës për klubet. FIFA do të organizojë ceremoninë në orën 19:00 në Majemi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa formati këtë herë ka ndryshuar plotësisht.

Ndryshe nga e kaluara, në Kupën e Botës për klubet do të marrin pjesë 32 ekipe nga I gjithë planeti, ndonëse më shumë do të jenë nga Europa.

Nga “Kontinenti i Vjetër, do të synojnë trofeun plot 12 ekipe, dhe bëhet fjalë për të tillë Manchester City, Real Madrid, Bayern Munich, PSG, Inter, Juventus, Chelsea apo Borussia Dortmund.

Ndërkaq, kujtojmë se kampionët në fuqi janë ende “Qytetarët” e Manchester City, ndërsa skuadrat në short do të ndahen në 4 vazo. /abcnews.al



Skip to toolbar