Shorti i Conference League: Ja më kë do përballen Tirana, Vllaznia, dhe Egnatia

Më të fundit


Në orën 15:00 në Nion të Zvicrës u hodh shorti për turin e parë të Ligës së Konferencës, ku Tirana, Egnatia dhe Vllaznia marrin pjesë nga Superiorja.

Tirana u rendit në vendin e dytë në kampionat dhe koeficienti që skuadrat ka, ka bërë që të jetë në vazon e ekipeve jo favorite dhe në turin e parë e pret një short i vështirë, megjithëse në vazon e skuadrave favorite ka edhe skuadra që nuk trembin.

Egnatia e Vllaznia u renditën në vendin e tretë dhe të katërt në kampionat, teksa rrogozhinasit fituan edhe Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë, koeficienti i tyre nuk i lejon që të kenë një rival të lehtë, duke qenë se vazon e skuadrave jo favorite.

SHORTI
TIRANA – DINAMO BATUMI
ARARAT – EGNATIA
LIENDEFILD  – VLLAZNIA



Skip to toolbar