Shorti i EURO 2024/ Nga grupi “i ferrit”, tek kundërshtarët “e dobët”, projeksionet nga vazot

Më të fundit


Në xhiron e fundit të kualifikueseve për “Euro2024” nuk munguan rezultat surprizë, të cilat patën një efekt domino në lidhje me konfigurimin final të vazove ku do të vendosen ekipet për shortin e 2 dhjetorit në Hamburg. Italia festoi për kualifikimin në Evropian, por ai barazim kundër Ukrainës tani i kushton shtrenjtë “azzurëve” të cilët e shohin veten në vazon e katërt, së bashku me Serbinë dhe Zvicrën. Për fat të keq nuk do të kemi më një përballje Xhaka-Shaqiri kundër Serbisë.

Xhaka Shaqiri

Romania mposhti “helvetët” në ndeshjen e fundit me rezultatin 1-0, një sukses që i vendos në vazon e dytë së bashku me Shqipërinë. Të gjithë tifozët kuqezi shpresonin që Rumania të ishte një nga rivalët e mundshëm, por tashmë janë në një vazo me Shqipërinë, në vazon e dytë, ku janë vendosur edhe përfaqësuese si Hungaria, Turqia, Danimarka dhe Austria. Republika Çeke është më fat, jo vetëm u kualifikua në frymën e fundit, por tashmë e shohin veten në vazon e tretë së bashku me Holandën, Skocinë, Kroacinë, Slloveninë dhe Sllovakinë.

Vazot Finale

Në këtë vazo, tifozët kuqezi “kryqëzojnë gishtat” të shmangin “tulipanët” dhe kroatët. Duke iu referuar renditjes aktuale të FIFA-s, shorti më i vështirë për Shqipërinë do të ishte, Francë, Holande dhe Itali. Ndërsa shorti më i mirë i mundshëm, duke iu referuar gjithnjë renditjes të FIFA-s, do të ishte Gjermani, Slloveni dhe Greqi, por goglat kanë vërtetuar se në short surprizat nuk mungojnë kurrë.



Skip to toolbar