Shpallen tre fituesit e Çmimit Nobel në Kimi

BOTA


Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vendosi këtë të mërkurë t’i japë çmimin Nobel të këtij viti në Kimi në mënyrë të barabartë për David Baker “për dizajnin llogaritës të proteinave”, dhe gjysmën tjetër Demis Hassabis dhe John M. Jumper “për parashikimin e strukturës së proteinave”.

Fituesit do të ndajnë një çmim në të holla në vlerë prej 11 milionë korona suedeze (rreth 1.000.000 euro).

Çmimi i kimisë është dhënë që nga viti 1901 dhe deri më tani ka pasur 115 laureatë.

Para tyre, shkencëtarët amerikanë Victor Ambrose dhe Garry Ruvkun morën çmimin Nobel të këtij viti për mjekësinë për zbulimin e mikro ARN-së, pra parimit themelor që rregullon aktivitetin e gjeneve, njoftoi të martën Asambleja Nobel e Institutit Karolinska në Stokholm.

Emri i fituesit të çmimit Nobel për Letërsi do të shpallet të enjten në Stokholm. Më 11 tetor, në Oslo do të shpallet emri i fituesit të çmimit Nobel për Paqe të këtij viti. Emri i fituesit të çmimit Nobel në Ekonomi do të bëhet i ditur më 14 tetor dhe do të shpallet në Stokholm. Çmimet do të jepen në ceremonitë në Stokholm dhe Oslo më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së shkencëtarit suedez Alfred Nobel, i cili vendosi çmimin.



Skip to toolbar