Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka kërkuar falje, por nuk ka dhënë dorëheqje lidhur me vendimin e tij për shpalljen e gjendjes së luftës, teksa protestuesit u mblodhën jashtë Parlamentit para një votimi të rëndësishëm për shkarkimin e presidentit më 7 dhjetor.
Yoon tronditi vendin dhe komunitetin ndërkombëtar mbrëmjen e së martës kur njoftoi për shpalljen e gjendjes së luftës. Kjo ishte hera e parë në më shumë se katër dekada që u shpall gjendje e luftës në këtë shtet dhe pas njoftimit të presidentit, trupat dhe helikopterët u dislokuan në Parlament.