Shpërndante kokainë e ekstazi, në pranga 40-vjeçari në Tiranë

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka arrestuar 40 –vjeçarin me inicialet E.R. i cili akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në zonën e Freskut dhe Kinostudios, në Tiranë.

Policia kishte mbledhur informacion për aktivitetin e paligjshëm të shpërndarësit të drogës dhe organizoi operacionin në zonën e Freskut, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 40-vjeçarit, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Kontrolli ka vijuar në banesën e 40-vjeçarit, ku Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, doza të tjera me kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, si dhe peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Skip to toolbar