Shpërndante në rrjete sociale video pornografike me të mitur, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

AKTUALITET


Policia ka arrestur një 28-vjeçar, i cili shpërndante në “Instagram” dhe “WhatsApp” video me përmbajtje pornografike me të mitur.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale E. H., banues në Tiranë, për veprën penale “Pornografia me të mitur”.

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular smartphone me të cilin është kryer kjo veprimtari, i cili do t’i nënshtrohet një ekspertimi të detajuar kibernetik.



Skip to toolbar