Një pus nafte ka shpërthyer në flakë këtë mëngjes, në Qafën e Kashit, në Ballsh, ku për pasojë është plagosur një punonjës.
Mësohet se është plagosur shtetasi Viktor Balla, 51 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin e Fierit.
51-vjeçari ka pësuar djegie në 40% të trupit dhe ndodhet në reanimacion. Ndërkohë, nuk dihen ende rrethanat, në të cilat ka shpërthyer zjarri.