DURRËS- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit.
Burime nga vendngjarjes thonë se ka pasur shpërthim tritoli në banesën e autorit të Ilir Koçilja, i cili dyshohet se vrau me thikë Haki Kokën.
“Shpërthimi ka ndodhur në banesë e Ilir Koçilja, autor i dyshuar i vrasjes së Haki Kokës. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes”, raportoi gazetari i ABC News, Leonidha Musai.
Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe vijon punën për të zbardhur rrethanat.