Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

AKTUALITET


Një shpërthim i fortë ka tronditur Lezhën mbrëmjen e së dielës.

Sipas hetimeve paraprake nga policia, dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një rrjedhjeje gazi.

Nga shpërthimi janë dëmtuar mbi 5 biznese përreth, ndërsa fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohen viktima. Forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e zonës.

Grupet hetimore vijojnë punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe një ekspertizë më e detajuar për të konfirmuar nëse rrjedhja e gazit ka qenë shkaku kryesor i shpërthimit.

Informacioni paraprak i policisë:

Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e 3 automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në dy bizneset ngjitur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit



Skip to toolbar