Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë në Romë, raportohet për të plagosur

BOTA


Një ndërtesë është shembur në Canale Monterano, pranë Romës, dhe shkak dyshohet të jetë bërë një shpërthim si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Referuar mediave italiane, tre persona janë nxjerrë nga zjarrfikësit dhe transportuar në spital.

Ata janë një djalë 18-vjeçar, një burrë 40-vjeçar dhe një grua, që ndodheshin në një ndërtesë.

Mbeten për t’u sqaruar shkaqet e shpërthimit që shkaktoi shembjen, ndërsa paraprakisht nga një kontroll nga Italgas zbuloi se ndërtesa nuk ishte e lidhur me rrjetin e qytetit, por në vend u gjetën bombola të GLN-së.



Skip to toolbar