Shpërthim me tritol në portën e një banese në Vorë

AKTUALITET


Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Marikaj, Vorë.

Mësohet se një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në portën e avllisë së një shtetasi. Për pasojë raportohet për dëme materiale. 

“Më datë 19.02.2024, rreth orës 05:55, është marrë njoftim se në Marikaj, Vorë, në portën e avllisë së një shtetasi, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë ka dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia. 



Skip to toolbar