Shpërthim në një fabrikë kimike në Indi, 4 të vrarë dhe disa të plagosur

BOTA


Të paktën katër persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në shtetin Telengana të Indisë jugore të mërkurën, tha një zyrtar i policisë lokale për Reuters.

“Ne kemi një ekip prej 40 personash në terren për operacionet e shpëtimit dhe të gjithë personat që kanë mbetur të bllokuar janë shpëtuar”, tha zyrtari policor CH Rupesh.

Fabrika ishte në pronësi të firmës farmaceutike SB Organics dhe një drejtues i lartë dyshohet të jetë vrarë në incident, shtoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar