Shpërthim në një servis celularësh në Tiranë

AKTUALITET


Një shpërthim ka ndodhur gjatë mbrëmjes, rreth orës 23:30 në një servis celularësh te rruga Thoma Goxhaj në Tiranë.  Një sasi e vogël lëndë plasëse është vënë në qepenin e dyqanit, i cili është në pronësi të E.D.

Policia ndodhet në vendgjarje, gjithashtu bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj” dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse në qepenin e dyqanit në pronësi të shtetasit E. D, ku ka vetëm dëme të vogla materiale.

Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar