Një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike, është dëgjuar pranë një banese të pabanuar në rrugën “Robert Naci” në “Don Bosko”.
Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar policinë pas dëgjimit të shpërthimit. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al