Një sasi tritoli ka shpërthyer të premten në një objekt në zonën e Don Boskos në Tiranë. Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në murin rrethues të një objekti që shërben si pikë transferte monetare.
Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa objekti sipas policisë është në pronësi të shtetasit P. K.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.