Një shpërthim tritoli ka ndodhur të premten në Maqellarë të Dibrës. Tritoli i është vendosur banesës së shtetasit Gazmir Kosiçi.
Tritoli ka shpërthyer në murin rrethues të banesës dhe fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.
Një vit më parë Gazmir Kosiçit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiçi në derën e shtëpisë.
32-vjeçari Elsi Kosiçi u ekzekutua në 20 mars të vitit të kaluar në derë të shtëpisë në Maqellarë të Dibrës ku u qëllua nga afër me tre plumba pistolete.
Viktima ishte me precedentë penale, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës. 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia. Kosiçi, më herët kishte qëndruar në Itali dhe kishte ndërtuar një hotel pranë llixhave të Dibrës. Për vrasjen policia arrestoi 24-vjeçarin Mahmut Gega.