Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, tha se Izraeli ka sulmuar Iranin me qëllim, siç pretendojnë ata, për të eliminuar kërcënimet ndaj shtetit.
Në mbarë Izraelin po bien sirenat e alarmit për rrezik ajror, ndërsa pritet një kundërsulm i menjëhershëm.
Siç është njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes, veprimi ushtarak është ndërmarrë për të neutralizuar kërcënimet e menjëhershme që i kanosen Izraelit, shkruan bbc.
Për shkak të përshkallëzimit të shpejtë të situatës, Katz ka shpallur urgjentisht gjendje të veçantë të jashtëzakonshme në nivel të gjithë shtetit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm (Home Front Command) dhe të qëndrojnë në zona të sigurta dhe të mbrojtura, përkatësisht në strehimore, deri në njoftimin e radhës
