Shpëtohet nga mbytja pushuesi në plazhin e Semanit

AKTUALITET


Andrew Bode i njohur edhe me emrin Andrea Bode që akuzohet si personi që ekzekutoi Edmond Papën 2 vite më parë do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Në seancën e së premtes, gjykata e Tiranes pranoi kërkesën e prokurorisë që e akuzon Boden për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armë mbajtje pa leje. Bodo nëpërmjet avokatit mbrojtës, pretendoi se nuk ka lidhje me vrasjen e Edmond Papës dhe është i gatshëm të vendosë në dispozicion edhe dëshmitarë që provojnë se nuk ka qënë në vendin e ngjarjes ku mbeti i vrarë biznesmeni.

Po kështu Bode u shpreh se qëndroi për 2 vite i fshehur për shkak se nuk ka besim tek drejtuesit e policisë. 45-vjecari u arrestua në Memaliaj teksa u gjet I fshehur në banesën e Julian Kalemit. Ky i fundit u vu në pranga bashkë me Adriatik Kalemin i njohur edhe si Andrea Kalemi, të cilit iu gjet në banesë një arsenal armësh.

Të dy u lanë në burg nga gjykata e Gjirokastrës, Jualian Kalemi për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit ndërsa Andrea Kalemi për armë mbajtje pa leje.

Vrasja e Edmond Papës ndodhi më 16 dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës në kryeqytet, ku përveç Bodës në pranga është vënë edhe Albano Velo. Për hetuesit konfliket e kanë zanafillën për prishjen e pazareve të drogës dhe lidhen me konfliktet mes grupit të Edmond Papës dhe fisit Kalemi, të cilat nisën me vrasjen e Aleksandër Sadikajt në qershor të vitit 2022. Sadikaj ishte nipi i familjes Kalemi.

Në atë kohë familjarët e tij akuzonin Papën si autor, dhe dyshohet se organizuan planin për vrasjen e tij.

Ngjarja më e rëndë që dyshohet se është në vazhdën e këtyre përplasjeve ndodhi më 20 korrik në Memaliaj ku mbeti I vrarë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit dhe 2 persona të tjerë që nuk kishin lidhje me shënjestrën./abcnews.al



Skip to toolbar