Gazmend Bardhi po përballet në gjykatën e Posçme me gjyqin për shpifje, pas padisë së bërë kundër tij nga ish drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj. Padia është ngritur nga ish drejtori i policisë Sulaj për “Shpifje, kryer botërisht” dhe “Fyerje kryer botërisht” .
Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se në seancë ishte i pranishëm Edmond Sulaj, ndërkohë Gazmend Bardhi përfaqesohej nga dy avokatët Marash Logu dhe Ledio Braho.
Avokatët e zyrtarit të policisë i kërkuan gjykatës dënimin e Bardhit, me pretendimin se ai ka bërë deklarime që i denigruan figurën dhe në të njëjtën kohë i kanë shkaktuar shqetësime në familje.
Ndërsa avokatët e Bardhit u shprehën se deklaratat e kreut të grupit parlamentar demokrat, janë bërë në kuadër të të dhënave që tashmë janë bërë publike, ku shumë drejtues policie janë të lidhur me krimin e organizuar, kjo e pranuar dhe nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani. Seanca e radhës do të mbahet më 21 janar në orën 9:00.