Shpirag, vijojnë kërkimet për naftë/ MIE: Zbulohet depozita prej 225 milionë barrela rezervë nafte

AKTUALITET


Procesi për nxjerrjen e naftës në Shpirag vijon. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka sqaruar se Koha e finalizimi i procesit të nxjerrjes së kësaj sasie nafte për treg, kushtëzohet nga gjeologjia shumë specifike e nëntokës së Shpiragut dhe adoptimi i një teknologjie të veçantë për shfrytëzimin e rezervës nisur nga kjo thuhet në deklaratë  kompania SHELL, specialistët e fushës, si edhe autoritetet shtetërore kanë qenë vazhdimisht të kujdesshëm për afatet kohore të nevojshme.

“Del nevoja e nënvizimit publikisht të së vërtetës se kjo është një marrëveshje hidrokarbure në fuqi dhe se nuk ka asnjë mbyllje të kërkimeve në Shpirag, por ka vetëm kërkim për zgjidhjen e duhur teknologjike për vënien në shfrytëzim të një pasurie nëntokësore tanimë të zbuluar”.

Aktualisht jemi në fazën që shkencërisht është  provuar zbulimi i një depozite të konsiderueshme prej 225 milionë barrelash rezervë nafte, si edhe një rezervë domethënëse gazi në nëntokën e Shpiragut.

Gjithashtu testet e cilësisë së naftës në këtë rezervë kanë treguar se ka një cilësi në thuajse të njëjtët parametra me naftën e vendeve avangardë në tregun e arit të zi.



Skip to toolbar