Shqipëria dominon 45 minutat e para, por rrjetën e shohim ende me dylbi

Më të fundit


Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Moldavisë në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edy Reja kanë luajtur mirë gjatë 45′ minutave të para, por rastet për shënim kanë qenë sporadike.

Pak pasi kishte nisur ndeshja ishin miqtë ata që shfaqën rrezik në portën tonë, por Etrit Berisha neutralizoi gjithçka, ndërsa në vijim portieri kuqezi do të ishte thjesht spektator, pasi miqtë nuk do të shfaqeshin më në zonën e tij.

Megjithatë, ishte skuadra jonë ajo që ushtroi presion gjatë gjithë kohës, por pa mundur të tund rrjetën. Në një moment Armando Sadiku u duk se gjeti rrjetën por portieti i miqve ndali gjithçka. Më pas ishte përsëri Sadiku që tentoi portën, por përsëri fati nuk ishte me të.

Në një moment skuadra jonë pretendon penallti, pasi një nga lojtarët miq duket sikur prek topin me dorë, por arbitri finalndez lejon lojën të vazhdojë. Kështu minutat gjatë pjesës së parë rrjedhin me ekipin tonë që tenton vazhdimisht nga krahët dhe goditjet standarde, por pa gjetur fundin e rrjetës.



Skip to toolbar