Shqipëria feston si “emigrante”, Kombetarja është kualifikuar gjithmonë në transfertë

KOMBËTARE


Kështu ka qenë fati ynë. Një fat aspak për ta hedhur poshtë, edhe pse do të kishim dashur ta kishim përjetuar në shtëpinë tonë.

Kombëtarja shqiptare i ka kremtuar jashtë fushe të tre sukseset e mëdha të arritura në historinë e saj.

Kjo të vjen ndërmend pasi kuqezinjtë siguruan plej ofin e Kupës së ardhshme të Botës, sfida që do t’i luajnë në mars.

Gjithçka nisi në Jerevan të Armenisë pasi Shqipëri fitoi 3-0 dhe preu biletën për fazën finale të Kampionatit Europian 2016 në Francë.

Ishte mbrëmja e 11 tetorit të vitit 2015, kur pas një autogoli, dhe golave të Gjimshitit e Sadikut siguruam vendin e dytë në grup, pas Portugalisë, e duke lënë pas Danimarkën e Serbinë.

Hera e dytë ishte pak më vonë, në 17 nëntor 2023, ndërsa në stol kishte ardhur Silvinjo, e dikur kemi pasur Xhani De Biazin.

Barazimi 1-1 në kryeqytetin e Moldavisë, Çisinau, na dha kalimin në finalet e Kampionatit Europian që u mbajt vjet në Gjermani.

Sokol Cikalleshi shënoi me penallti, dhe kuqezinjtë u ngjitën një shkallë më lart, e përfunduan grupin në vend të parë, mbi Çekinë e Poloninë.

Kjo e fundit pasuroi historinë, sërish larg atdheut, edhe pse nuk është ende një kualifikim në Botëror, por në plej of.

Gjithsesi, është një herë e parë, dhe kremtimi pas fitores 1-0 u bë në Stadiumin Nacional të Andorrës.



Skip to toolbar