Shqipëria fiton dy pozicione në renditjen e FIFA-s, ngjitet edhe Kosova

AKTUALITET


Shqipëria ka fituar dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Falë fitores ndaj Gjeorgjisë, kuqezinjtë janë ngjitur në vendin e 65-të.

Kombëtarja shqiptare zbriti dy vende në përditësimin e muajit Shtator, duke u renditur në vendin e 67-të, por i ka rikuperuar këtë muaj.

FIFA do të publikojë renditjen e përditësuar më 24 Tetor, por sipas llogaritjeve, Shqipëria është ngjitur në vendin e 65-të.

Rritje ka pësuar edhe Kosova, që është ngjitur nga vendi i 104-t në vendin e 101-të. “Dardanët” morën dy fitore në muajin Tetor, ndaj Lituanisë dhe Qipros, duke bërë përmirësim në renditjen e FIFA-s.

Shqipëria fiton dy pozicione në renditjen e FIFA-s, ngjitet edhe


Skip to toolbar