Shqipëria ndryshon sjellje. Më shumë grintë dhe raste, por sërish nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës, duke barazuar pa gola edhe në transfertën e Lituanisë në Ligën e Kombeve. Ky ishte barazimi I dytë radhazi, ndërsa në tre ndeshjet e fundit kuqezinjtë kanë shënuar edhe një humbje.
Disa raste të pastra për shënim dhe një 11-metërsh i mohuar. Në këtë mënyrë u mbyllur pa gola pjesa e parë e sfidës. Skuadra kuqezi ishte dukshëm dominuese në lojë, me Seferin si rrezikun kryesor përpara portës së vendasve. Gjithsesi, sulmuesi nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë, duke lënë të pandryshuara shifrat në fraksionin e parë të sfidës.
I njëti diskutim edhe me rikthimin në fushë. Të besuarit e Rejas ishin më kërkues dhe dy raste me Seferin dhe Trashin shpërdoruan mundësitë më të mira për të fituar këtë sfidë. Në fund vetëm një barazim pa gola, që ngjit Shqipërinë në kuotën e pesë pikëve në grupin 4 të Ligës C.