Shqipëria mikpret Festivalin e Parë Sportiv për ekipet shkollore të rajonit

AKTUALITET


Shqipëria do të mikpresë edicionin e parë të Festivalit të Parë Sportiv të Europës Juglindore për ekipet shkollore të krejt rajonit.

Është kryeministri Edi Rama që thotë se tashmë ka nisur përgatitja e ekipeve sportive në shkolla.

Ato garojnë nën ombrellën e Komitetit Olimpik Shqiptar. Këtë vit sipas kryeministrit ishin rreth 10 mijë nëxënës të përfshirë, por numri do të rritet më tej.

“Dhe me përgatitjet e ekipeve sportive në shkolla, për një vit të ri garash nën ombrellën e Komitetit Olimpik Shqiptar, ku do të rritet më tej numri i lojtarëve të rinj që këtë vit ishin rreth 10 mijë nxënës e nxënëse, e ku Shqipëria do të mikpresë edicionin e parë të Festivalit të Parë Sportiv të Europës Juglindore për ekipet shkollore të krejt rajonit, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.



Skip to toolbar