Shqipëria në Bordin e Paqes/ Balla takon Grenell: Kontribuojmë për paqen globale

AKTUALITET


Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ndodhet në Mynih në kuadër të Konferencës për Sigurinë. Gjatë qëndrimit atje, Balla është takuan me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump.

“Konferenca e Sigurisë Mynih📍🇦🇱🤝🇺🇸 Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA.

Ftesa për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të inicijuar nga Presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë.

Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK.” shkruan Balla në një postim në facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fb.taulant%2Fposts%2Fpfbid06ttXYtKCEo5kcqAaz2c7h1swjvA7AUTEsW27cdbpPiimE9Pw66uDmEudaDhL6jsml&show_text=true&width=500



Skip to toolbar