Shqipëria në Bordin e Paqes/ Qeveria miraton aderimin në këtë organizëm

AKTUALITET


Shqipëria në Bordin e Paqes. Qeveria ka miratuar aderimin në këtë organizëm pas ftesës së presidentit amerikan Donald Trump.

Me një letër drejtuar Presidentit të SHBA Donald Trump, një ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pranoi ftesën per te qene anetar themelues i bordit te paqes per Gazen, por më parë ftesa do të kalojë për votim nga parlamenti.

Pranimi i ftesës, do të thotë vota pro e mazhorancës socialiste, e cila mundet dhe e vetme ta miratojë.

Por anëtaresimi në Bordin e Paqes nëpermjet miratimit nga Parlamentit, do të jetë testi i madh i trumpistëve të Shqipërisë, Sali Berishës dhe PD që ftesa e Trump për Ramën i ka kapur në befasi.



Skip to toolbar