Shqipëria, në lojërat olimpike “Paris 2024”/ Fidel Ylli: Sporti është imazh, sportistët janë ambasadorët më të mirë

Më të fundit


Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli në një intervistë në “Real Story” në ABC News foli për sportin shqiptar dhe për lojërat Olimpike “Paris 2024”, ku pjesë do të jetë edhe Shqipëria.

Ai u shpreh se sporti është një imazh shumë o rëndësishëm për vendin, duke shtuar se sportistët janë ambasadorët më të mirë.

“Sporti është imazh për vendin. Sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë. Shqiptarët e kanë qejf sportin kanë traditë në sport. Tani është një sistem tjetër vlerash dhe njerëzit dhe sportistët kanë për të bërë edhe shumë gjëra të tjera. Sot nuk duhet vetëm thjesht para dhe investime por edhe dëshirë dhe pasion që të bëhesh një sportist i madh. Kur sheh Mesin dhe Ronaldon që janë talente, por janë bërë edhe me punë”, tha Fidel Ylli.



Skip to toolbar