Ministri i jashtëm, Igli Hasani deklaroi se në dhjetor mund të ketë një tjetër konferencë ndër qeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së për hapjen e kapitullit të gjashtë.
Në një intervistë për “Real Story” ai deklaroi:
“Dita e sotme është bashkimi i përpjekjes së negociatave politike me ato teknike. Që nga sot, s’kemi dyshim që do të jemi pjesë e BE. S’ka më arsye të mos arsyes, por është rrugë e qartë, e mirëpërcaktuar dhe e trajtuar që shoqëria shqiptare ka me Komisionin Evropian. Kemi një dakordësi me presidencën hungareze për një konferencë tjetër ndër qeveritare, ndoshta në dhjetor, për kapitullin e gjashtë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, ku kemi treguar se jemi një vend i angazhuar me politikën e jashtme dhe mendoj se aty kemi edhe një eksperiencë shumë të mirë jo vetëm për të dhënë por edhe për të avancuar më shumë. 6 grup kapitujt shpresoj që t’i hapim sa më shpejt.
Vullneti politik i Brukselit është i qartë. Zgjerimi është një nga cështjet kryesore të axhendës. Lufta në Ukrainë, sulmi rus ishte këmbanë zgjimi për ata njerëz që kanë në dorë fatet e angazhimeve të vendeve dhe është realitet i madh që fakti që Shqipëria ka përpjekje të mira edhe me vendet e tjera për të hapur apo mbyllur kapitujt me vendet që kanë pasur një progres të caktuar. BE përgatitet që të ftojë anëtarë të rinj, dhe po bëhet gati që të ketë në vendin e vet që të ketë në gjirin e vet vende si Shqipëria.”, u shpreh ai. /abcnews.al