Shqipëria përballë Italisë, ndeshje miqësore gjatë Botërorit 

Më të fundit


Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore me Italinë gjatë kohës që do të zhvillohet Botërori i Katarit.

Kjo është bërë e ditur nga vetë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, i cili foli ditën e sotme për kombëtaren Azzurre.

“Ne do të kemi një takim me stafin teknik këtë javë për të kuptuar dëshirat e stafit tonë. Me shumë mundësi një ndeshje miqësore do të jetë ajo në Tiranë me Shqipërinë.

Më pas mund të ketë një lloj mini-tërheqjeje stërvitore në vendet e Arabisë Saudite ose të vazhdojmë përgatitjet këtu në Itali”, tha presidenti i Federates Italiane.

Zyrtarizimi për këtë miqësore nuk ka ardhur akoma, ndërsa në ditët e ardhshme, pritet të bëhet e ditur edhe data kur do të luhet ndeshja.



Skip to toolbar