Shqipëria prezantohet në “FITUR Madrid”, Rama: Një prej panaireve më gjigante të turizmit

AKTUALITET


Kryeministri Rama ka shpërndarë pamjet e panairit “FITUR Madrid”, ku prezantohet Shqipëria.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se ky është një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë me fokus tregun spanjoll e latin prej nga vizitorët në vendin tonë po shtohen vit pas viti.

“Mirëmëngjes dhe me prezantimin e Shqipërisë në “FITUR Madrid”, një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë me fokus tregun spanjoll e latin prej nga vizitorët po shtohen vit pas viti, që nis sot për të prezantuar emocione e përvoja të reja që vendi ynë ofron, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.



Skip to toolbar