Shqipëria “ringjallet” në Tbilisi, Asllani hero i “Kuqezinjve” ndaj Gjeorgjisë

AKTUALITET


Erdhi një fitore në momentin më të nevojshëm të mundshëm. Pas dy humbjeve radhazi ndaj Çekisë e Gjeorgjisë, Kombëtarja e Shqipërisë është rikthyer te fitorja në arenën evropianë, duke i kthyer “reston” gjeorgjianëve pas humbjes së “Kuqezinjve” në “Air Albania”, një muaj më parë.

Në kryeqytetin e “Kryqtarëve” fitues dolën djemtë tanë, me “yllin” e mesfushës Kristjan Asllani, që nguli në rrjetë një pasim të Tucit, në minutën e 48’-të, gol ky që mjaftoi për të siguruar tre pikët në një fushë shumë të vështirë si ajo e arenës “Mikheil Meskhi”, të Tbilisit.

Shqipëria pati edhe raste të tjera me Dakun, Bajramin e Tucin, por pa mundur dot të dërgonin topin në rrjetë, ndërsa vendasit u kundërpërgjigjën me Zivzivadze, Mikautadze e Kvaratskhelia, mirëpo mbrojtja “kuqezi” ishte e pathyeshme mbrëmjen e kësaj të hëne, duke mbajtur rezultatin të pandryshuar deri në fund.

Falë këtij rezultati Shqipëria ngjitet në kuotën e 6 pikëve në Grupin B1, me po aq pikë sa Gjeorgjia e Çekia, por me një golavarazh më negativ se këto të fundit. /i.m /abcnews.al



Skip to toolbar