Shqipëria rrit eksportet në Gjermani, heq dorë nga mallrat ruse

AKTUALITET


Instituti Kombëtar i Statistikave, ka publikuar në fillim të kësaj jave statistikat për treguesit e importeve dhe eksporteve të Shqipërisë përgjatë muajit korrik të këtij vitit. Sipas INSTAT, gjatë muajit korrik 2019, eksportet e mallrave arritën vlerën 28 mld lekë, duke u rritur me 3.6 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 8.5%, në krahasim me qershorin e këtij viti. Importet e mallrave arritën vlerën 60 mld lekë, duke u rritur me 2.3% në krahasim me një vit më parë, dhe me 11.4% në krahasim me qershorin e këtij viti. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 mld lekë, duke u rritur me 1.1% krahasuar me korrikun e 2018 dhe 14.1% në krahasim me qershorin e këtij viti.

 INSTAT, në raportin mujor të statistikave për eksportet dhe importet, ka treguar gjithashtu edhe vendet me të cilat Shqipëria ka kryer më shumë shit-blerje mallrash gjatë muajit që lam pas. Spanja zë vendin e parë të eksporteve për muajin korrik, pas 42.1% e vlerës së mallrave të eksportuar nga Shqipëria kanë shkuar në Spanjë.

Gjermania është në vendin e dytë me 17.1%, ndërsa Kosova me 7.3%. Ndërkohë, ulje të eksporteve ka pasur Shqipëria ka pasur me dy vendet fqinje, Maqedoninë me -17.1% ndërsa Italia -3.6%.  Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, gjatë muajit korrik Shqipëria ka rritur eksportet me 24.4 % me Kosovën dhe 4.9% me Gjermaninë.

Në muajin korrik 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me korrik 2018 janë Italia 2,7%, Greqia 11,0 % dhe Turqia 4,3 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Kina -2,3 %, Spanja -28,0 %, dhe Rusia -66,6 %. Gjatë këtij shtatëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Kina 18,0 %, Greqia 10,3 % dhe Turqia 6,1 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë Italia -6,4 %, Gjermania -10,7 % dhe Spanja -14,9 %.



Skip to toolbar