‘Shqipëria transparente, synimi ynë’/ Rama: Bashkëpunim, por do t’i bëjmë reformat dhe vetëm

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin bëri me dije se Shqipëria transparente është synimi i tyre dhe prezantoi se së shpejti do të ketë një faqe transparence që do të hedhi në dritë çdo aktivitet që ndodh.

Kryeministri përmendi se duhen bashkuar forcat për të arritur synimin e vendosur lidhur me antarësimin dhe se reformat do t’i arrijnë edhe pa PD-në.

“Teknologjia na jep mundësinë që ne të bëjmë kapërcime që luftojnë me perceptimin sepse ky perceptim lidhet me shumë gjëra, por jo me faktet dhe të gjitha faktet. Ne po përgatisim, ADEA me mbështetjen tonë, dhe së shpejti do ta prezantojmë një faqe të Shqipërisë transparente e cila do të jetë një risi nga pikëpamja e hedhjes në dritë të të gjithë aktivitetit që ndodh dhe që bëhet dhe të çdo qindarke që shpenzohet në republikën e Shqipërisë përsa na takon ne si pushtet ekzekutiv, jemi të vetëdijshëm që gjërat që janë për tu bërë janë shumë.

Nëse forcat e pabashkueshme duan të na bashkohen ne, i presim me krahët hapur. Edhe komisioni që është votuar nga Kuvendi i ka vendet bosh për ata që duan të vijnë të ulen në çdo sekondë dhe janë të mirëpritur. Nuk ka shans që përsa kohë jam unë në qeverisje dhe PS udhëheq këtë vend, që duke thënë që unë nuk vij të ulem të na pengojnë ne të vazhdojmë përpara. Ne nuk mund të presim askënd sepse nuk mund ta presim dot. Në rastin më të keq mund të presim partnerët që nuk janë të bindur që nuk po fshehim gjë, sepse i kemi miq.

E di që ky është një problem dhe një minus. Por midis dy zgjedhjeve që të presim një bashkëpunim që nuk ndodh dhe të humbasim kohë dhe të fitojmë çdo minutë dhe të gatshëm për bashkëpunim, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë dhe të vazhdojmë të thellojmë dhe ta bëjmë të pakthyeshëm luftën kundër korrupsionit krimit të organizuar, të garantojmë pavarësinë e institucioneve dhe të fusim Shqipërinë në BE.” / abcnews.al



Skip to toolbar