Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi me pensionistët se rritja e pagave ka ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e disa sektorëve kyç të shtetit, përfshirë edhe sigurimet shoqërore.
Ai theksoi gjithashtu se procesi i negociatave për integrimin evropian po vijon sipas planit, duke bërë të ditur se Shqipëria ndodhet në një fazë të avancuar, ku janë hapur të gjithë kapitujt dhe po diskutohen pika të ndërmjetme me vendet anëtare. Sipas Ramës, muajt mars dhe prill kanë qenë të parashikuar për këto diskutime intensive, ndërsa nënvizoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një interes madhor kombëtar për çdo shqiptar.
“Rritja e pagave shkon në ndihmë të shtetit në disa drejtime, një prej tyre edhe tek sigurimet shtetërore. Negociatat vazhdojnë sipas planit. Në këtë fazë jemi në fazën ku kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe po diskutojmë një sërë piketash të ndërmjetme. Fundi i marsit dhe prilli, ishin të planifikuara në kalendarin tonë, si diskutimi mes nesh dhe vendeve anëtare. Na ka ardhur sot ne në dore fati i këtij vendi dhe nuk i ka buzëqeshur kurrë fati Shqipërisë, ne kemi bërë provën dhe është në interesin e tyre që ne të na marrin brenda. Anëtarësimi jonë është interesi i çdo shqiptari”, tha kryeminsitri Rama.
