Në panelin e “Real Story” u diskutua për cështjen e Maqedonisë së Veriut dhe rolin e shqiptarëve në vend.
Analisti Mentor Nazarko u shpreh se BDI ka probleme dhe se udhëheqësit shqiptar duhet të jenë tek vendimarrja kryesore. Sipas tij, Mitskovski po luan me mjeshtëri dhe po nxit sherrin mes faktorëve shqiptar.
“Të vërtetat nuk janë as të bardha 100 % as të zeza 100% që BDI ka probleme për shkak të konsumit të qeverisjes është një e vërtetë. Udhëheqësit shqiptar duhet të jenë te vendimarrja kryesore. Kjo është një temë që do na çonte thellë në histori. BDI ka një rol të rëndësishëm në avancim e cështjeve të shqiptarëve nëpërmjet konfiliktit të 2001 dhe procesit që zuri fill nga marrëveshja e Ohrit dhe ligji i gjuhëve. Mirëpo e vërteta është që po , Komisioni i Venecias që është një institucion i paanshëm dhe referencë për ndryshimet kushtetuese ka bërë ato vërejtje për ligjin e gjuhëve që duhen ndryshuar dhe ka ndenjur 5 vjet në sirtar. Ka një tempizëm të çuditshëm, që nuk vjen nga fakti që anëtarët e gjykatës janë sugjeruar nga BDI, por e bëjnë për të rezonuar atë që ëshët fryma që ka sjellë në pushtet,. Ata për të rezonuar ose për tu përgjigjur Komisionit të Venecias e rishqyrtojnë këtë cështjen. Momenti kur VMRO është rritur kaq shumë, faktori shqiptar është i vogël, shqiptarët për cështje kombëtare duhet të jenë bashkë. Opozita që bën BDI është e nevojshme dhe duhen konsideruar. Mickoski po luan me mjeshtëri po nxit sherrin mes faktorëve shqiptar. Nxit përplasjet ndërshqiptare. ” – u shpreh ai. /abcnews.al