Silvana Doçi bashkë me 41 persona të tjerë janë evakuar nga qyteti Wuhan dhe tashmë ndodhen në Turqi. Me një aeroplan ushtarak janë evakuuar nga shteti turk 32 turq dhe 10 persona nga Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Silvana Doçi.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë duke e ndjekur me prioritet çështjen e studentes shqiptare, në kushtet e vështira kur askush nuk mund të hynte apo dilte në Wuhan, prej ditësh ka qenë në kontakte me palën turke, duke i paraqitur kërkesën zyrtare për të përfshirë edhe studenten shqiptare në operacionin e largimit të ndërmarrë për shtetasit turq që jetonin në Wuhan.
Studentja shqiptare, Silva Doçi ka kryer të gjitha testet dhe ka dalë negative për virusin nCOV, por udhëtimi i gjatë në një avion me mbi 45 persona të tjerë të evakuuar nga Wuhan, e bën të detyrueshëm qëndrimin e saj në karantinë.