Shtatë prilli, simboli rezistencës antifashiste/ Pëllumb Xhufi: Këto dekadat e fundit po flitet shumë pak

Më të fundit


Në Durrës këtë të hënë u përkujtua 86-vjetori i rezistencës ndaj pushtimit Italian. Në Durrës u zhvillua një ceremoni të thjeshtë, ku si çdo vit, veteran, qytetarë durrsakë, e përfaqësues të pushtetit lokal, bënë homazhe pranë bustit të Mujo Ulqinakut.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, historiani Pëllumb Xufi, foli për rëndësinë e kësaj, megjithatë nënvizoi se këto ngjarje janë lënë në heshtje dhe është folur shumë pak.

“Historitë tek ne janë përsëritur vazhdimisht. Kemi pasur pushtues, rezistencë apo edhe bashkëpunim me pushtues. 7 prilli, sidomos këto dekadat e fundit, flitet shumë pak, megjithatë në librat e shkollës, regjimi e identifikonte veten me ngjarjet e luftës. Tani janë lënë në heshtje. Mbase nuk ka shqiptar që nuk e di, faktin që ka pasur një tradhti të popullit shqiptar nga drejtuesit e vet, nga Ahmet Zogu që deri më 6 prill kur ishte e qartë që do të sulmohej Shqipëria, deklaronte se do “vesh opingat do dal në mal për të mbrojtur vendin”, ndërkohë që e kishte ndare mendjen që do ikte.

Kemi pasur vende që kanë qenë mbretëri, përmend mbretërinë e Holandës që me gjithë thirrjen që iu bë qëndroi 2 javë , dhe e morën me zor britanikët. Kemi Jugosllavinë, duhet ta themi, ai e ktheu mbrapsht marrëveshjen që kishte bërë dhe refuzoi t’i nënshtroi diktatit gjerman dhe Jugosllavia u pushtua me luftë. Por këto janë kredite. Dhe për fat pastaj Shqipëria arriti të shprehë një rezistencë qoftë kundër italianëve”, tha ndër të tjera historiani Xhufi.



Skip to toolbar